Analisti Afrim Krasniqi për Report TV: Përpjekja e mazhorancës për mandat të tretë, paradoks!

1

TXG8MkagApxY704

2020-12-04T18:48:25-0500

Alternativat që do u ofrohen shqiptarëve për zgjedhjet parlamentare nuk pritet të sjellin ndryshimin e shumëkërkuar. Analisti politik Afrim Krasniqi është skeptik për këtë çështje. Në një interviste për Report Tv ai bën një bilanc të punës së partive kryesore në vend.

?Përpjekja e mazhorancës për mandate të tretë është paradoks, do ishte e sforcuar. Sot mazhoranca ka 100% të pushtetit dhe synon të marrë mbi 50 plus 1 vitin tjetër, është absurde. I ka sot dhe ka kohë të provojë se është e aftë për të qeverisur vendin. Ka paradoks të madh te opozita, numri i kritikëve të qeverisë është i madh po këta nuk shkojnë te opozita sepse nuk ka alternativë dhe nuk dimë ende kush është në opozitë. Duken si një lloj bashkimi kryetarësh partish që nuk kanë votues nga pas. Nëse zgjedhim të keqen më të vogël, do kemi proces zgjedhor por nuk do kemi lajme të mira për shqiptarët dhe Shqipërinë?, tha Krasniqi.

Krijimi i KQZ-së së re për Krasniqin pritet të jetë molla e sherrit mes mazhorancës dhe opozitës dhe mund të rikthejë sërish në politikën e bojkotit.

?KQZ nuk ka një rol të madh vendimmarrës, sidomos me kompozimin e re e ka humbur rolin e centralizuar. Nëse nuk gjejnë kompromis për KQZ është e pritshme që politika e bojkotit të vazhdojë edhe në këto zgjedhje. Unë nuk pres që të zgjidhet në shtator, pres të jetë një histori e gjatë dhe gjithçka të vendoset nga diskutimet në Këshillin Politik por dhe ndërhyrja e ndërkombëtarëve?, tha Krasniqi.

Analisti është për një frymë dhe imazhe të reja, pasi sistemi nuk mund të ndryshohet me një pjesë të sistemit.

?Prurjet e reja politike janë diçka pozitive por në thelb fuqia e tyre për të përfaqësuar do të jetë minimale. Nuk mundet një pjesë e sistemit të ndryshojë sistemin. Do duhet të ketë një frymë të re dhe fryma e re përfaqësohet nga imazhet e reja?, tha Krasniqi.