FSsX2HZNcjMvMjY
2018-05-14T20:45:43-0400
Ashtu si në deklaratën për shtyp edhe në daljen e tij përpara mediave, kreu i demokratëve Lulzim Basha e cilësoi lënien e mandatit të deputetit nga Saimir Tahiri, akt hileqar të kryeministrit për të mashtruar partnerët ndërkombëtarë. Në krah të anëtarëve të komisionit hetimor parlamentar ?Tahiri?, Basha u shpreh se gjithçka është një lojë për të mbyllur dosjen e ish- Ministrit të Brendshëm.
"Pas kapjes së Prokurorisë, u eleminua dëshmitari kyç Nazer Seiti, financieri i bandës, i cili bënte pagesat prej miliona eurosh dhe u ekstradua në shkelje flagrante të ligjit shqiptar dhe për këtë sot, askush nuk është vënë para përgjegjësisë, për arsyen e thjeshtë, sepse është bërë me urdhër të Edi Ramës. Vetëm pas këtyre akteve dhe presionit të drejtpërdrejt nga Gjermania dhe faktorit ndërkombëtar, ndaj Edi Ramës, ku i është thënë se është e patolerueshme mbrojtja me imunitet parlamentar e Sajmir Tahirit kundër veprimeve të drejtësisë erdhi dorëheqja e Tahirit, si mashtrim për Gjermaninë, si mashtrim për Europën, për të thënë që ?Ja, tani është në dorë të Prokurorisë?.
Por, Prokuroria është në dorë të Ramës. Pra, Saimir Tahiri është dhe mbetet në dorë të Ramës sikundër Rama në dorë të Tahirit. Ky është kodi mafioz që i lidh bashkë! A ka shqiptar që e beson se Sajmir Tahiri do ta kanabizonte Shqipërinë dhe drejtonte trafikun e drogës, pa dijeninë dhe mbështetjen e Edi Ramës?"
Përballë një drejtësie të kapur nga kryeministri, Lulzim Basha thotë se zgjidhja është vetëm dorëheqja e Edi Ramës. Madje kreu i opozitës shkoi më tej kur risolli në diskursin politik tezën e artikuluar në kohën kur opozita u ngujua në çadër, atë për krijimin e një qeverie antimafia.
?Vetëm dorëheqja dhe largimi i Edi Ramës janë zgjidhja. Nuk ka BE me qeveri mafioze që vepron me kodet e mafias. Edi Rama është provuar tashmë si pengesa e vetme ndaj zgjidhja e vetme është largimi i tij, një qeveri anti-mafia dhe organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme?.
Demokratët thonë se pengesa e vetme në rrugëtimin europian të Shqipërisë është kryeministri Rama dhe vetëm përmes largimit të tij vendit do t?i ndizet drita jeshile për në union.