Ligji për Magjistratët/ Basha propozim mazhorancës: Konsensusi kalon në këto 7 pika

0

TXG8MkagApxY704

2018-07-23T12:14:28-0400

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pas vendimit për të bojkotuar seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, ka dalë në një konferencë për mediat nga selia blu. Basha ka thënë se shkolla e magjistraturës është kthyer në shkollë partie, dhe se kryeministri Edi Rama e ka kthyer në fenomen shkollën e plepave. Basha tha se votat e opozitës për ligjin e magjistratëve nuk zgjidh problemet dhe kolapsin e Reformës në Drejtësi. Basha prezantoi 7 pika që sipas tij përbëjnë rrugën nga duhet të kalojë konsesusi.

Më herët Basha zhvilloi një mbledhje grupi me deputetët demokratë ku iu bëri të qartë qëndrimin e PD-së në lidhje me këtë ligj.