Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT<br />Gjykata e Apelit Shkodër lë në arrest shtëpie kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj. Ky i fundit kishte apeluar masën e sigurisë "arrest shtëpiak" të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë në datë 19 mars. Frrokaj kërkon që të mos ketë asnjë kufizim dhe hetimi të bëhet në gjendje të lirë.
Gjyqi nga Frrokaj ka nisur rreth orës 10:50, ndërsa në seance mungon nënkryetari i bashkisë Enver Hafizi. Ai ka paraqitur prokurore perfaqesimi me avokat. Në seancë mungon edhe kryetari i qarkut Gjoke Ndoka, i cili perfaqesohet nga 2 avokatet.
Relatore e çështjes është gjyqtarja Valbona Vata dhe prokuror Brahim Ndragjoshi. Prokurori kerkon arrest me burg per Frrokaj, Hafizin, Dilaver Nelin dhe Gjoke Ndokën.
Por avokati Adrian Leka thotë se Fran Frrokaj u ndalua pa paraqitur asnjë provë, ndërsa në dosjen e Prokurorisë sipas tij nuk ka asnjë dokument që fajëson kryebashkiakun për tjetërsim pronash në Shëngjin apo shpërdorim detyre.
Leka : Kontestoj qendrimin e prokurorit sepse tha gjera te paverteta dhe perdori gjuhe joligjore. Perdorimi i zhargonit mediatik nga prokurori është e papershtatshme. Mos te harrojme se ai gjyqtar ne pak dite dha 2 masa ndryshme. Çfare ka ndryshuar nga dita kur gjykata dha arrest shtepi dhe deri me sot? Këtë duhet te thoshte prokurori. Vendimi është i pabazuar dhe ne tejkalim te kufinjve kufizues.
Avokati thotë se klienti i tij Frrokaj nuk ka pasur dijeni për falsifikimin e dokumentacionit.
Leka: Frrokaj nuk ka patur dijeni sepse persona tjere perpilojne dokumentacionin. Vepra penale falsifikimit kryhet me dashje dhe Frrokaj nuk ka patur asnje dijeni sepse kane qene me firma dhe vula institucioneve tjera.Eshte absurd pretendimi. Falsifikatoret te mbajne pergjegjesi por Frrokaj nuk ka patur dijeni dhe askush edhe ne shkalle te pare nuk ka thene nje gje te tille. Edhe sikur bashkia te gabonte, ZRPP mund te frenonte dhe ndalonte veprimet e tjera sepse ja jep ligji kete te drejte. Kerkojme ndryshim vendimi dhe te jepet mase tjeter per Frrokaj, detyrim paraqitje ose garanci pasurore.
Vetë kryebashkiaku ka deklaruar në seancë se e ndjen veten totalisht të pafajshëm. Ai tha se Bashkia firmos me dhjetra AMTP në ditë, por këto bëhet në funksion të vjeljes së taksës jo dhënies së pronësisë.
Frrokaj: E ndjej veten totalisht te pafajshem. Sot kerkova ndryshim të mases sepse nuk jemi në gjykim me themel per te kerkuar pafajësi. Ne jemi thjesht institucion i ndermjetem ne kete rast. AMTP kalon tek ne me shume per vjeljen e takses. Qytetari qe ka kete dokument, bashkia nuk ka drejte firme. AMTP unë firmos 20 deri 50 në dite dhe nuk kam kompetence te shkoj në terren.Ne kemi 5 dite kohe te kthejme pergjigje. Mbiemri Frrokaj nuk ka lidhje me mbiemrin Frroku. Asnje njeri i imi ne 10 breza nuk ka lidhje me keto persona. Kam ngelur i ofenduar nga prokuroria, te pakten 1 here do te duhej te isha thirrë.
Pse Prokurori i do domosdoshmërisht në burg të akuzuarit?