Ora News - Rrëshqitjet e dherave dhe erozioni rrezikojnë qytetarët në Durrës, Klos e Lezhë

0

MWpeIqHn14fSlOI

2018-05-12T11:12:12-0400

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT<br />Reshjet e shiut dhe dëborës gjatë dimrit që lamë pas favorizuan fenomenin e rrëshqitjes së tokave.

Në Currila të Durrësit, situata mbetet shqetësuese. Masive dherash rrëshqasin nga kodra herë pas herë dhe përfundojnë në rrugë. Për pasojë njëri sens i rrugës mbetet i bllokuar, ndërsa biznese e banesa aty pranë janë të rrezikuara.

Për rehabilitimin e Kodër Currilave u investuan 2 milionë e 300 mijë euro, por investimi u shkatërrua plotësisht që me reshjet e para të vjeshtës.

Rrëshqitjet masive të dherave dhe erozioni rrezikojnë disa banesa në fshatin Bershi të Klosit .

Fenomeni është i vjetër, por u riaktivizua pas reshjeve të dendura të shiut e dëborës gjatë dimrit që lamë pas.

Banorët thonë se rreziku është serioz, por askush nuk u ka ardhur në ndihmë.

Rrëshqitja dherave ka dëmtuar edhe tubacionin kryesor të vadijtjes në Klos.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rreshqitjet-e-dherave-dhe-erozioni-rrezikojne-qytetaret-ne-durres-klos-e-lezhe