Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT<br /> Ministri i për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati konfirmon se ditën e premte do të diskutojë me homologun e tij të Greqisë Nikos Kotciaz çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve.
Lajmi është konfirmuar nga Ministri Bushati pas diskutimeve të buxhetit të vitit 2018 në Komisionin Parlamentar.
Mësohet se pikë të takimeve do të jenë edhe çështjet e nxehta si ajo e kufirit detar, ligjit të luftës dhe pronave të shtetasve në të dy anët e kufirit.
Po ashtu Bushati konfirmon se është gati fondi për regjistrimin e emigrantëve.
Bushati: Pjesë e çështjeve konsiderohen edhe sot edhe kësaj dite të nxehta apo të komplikuara që nga shporta e Luftës së Dytë Botërore që është e paadresuar dhe deri tek çështjet e aktualitetit që kanë lidhje me shërbimet konsullore, të drejtat e pakicës.
Në diskutimin e buxhetit, ministri Ditmir Bushati është përballur me përfaqësuesit të opozitës.
Bushati: Në 2016, në vizitë së bashku me kryeministrin Rama kur u prit nga presidenti Obama në Shtëpinë e Bardhë, Ministri i Brendshëm i asaj kohe Saimir Tahiri me drejtorin e FBI kanë firmosur këtë marrëveshje frytet e së cilës po i marrim sot këtu. Prandaj mos u trembni fare as nga prezenca e agjentëve të FBI në Shqipëri, as nga prezenca e përfaqësuesve të institucioneve të ligjzbatimit.