Presidenti Nishani viziton Kosovën

0

FSsX2HZNcjMvMjY

2017-07-06T01:38:31-0400

Me një ceremoni të zhvilluar në sheshin ?Ibrahim Rugova? të Prishtinës nisi vizita zyrtare e Presidentit shqiptar Bujar Nishani në Kosovë. Pas ceremonisë së pritjes krerët e dy shteteve i janë drejtuar Presidencës ku kreu i shteti Shqiptar u vlerësua me medaljen e ?Urdhrit të Lirisë? nga Presidenti Thaçi.

Kjo dekoratë ishte shprehje mirënjohjeje për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavaresinë e Shtetit të Kosovës. Situata politike e trazuar në të dy vendet nuk mund të mbetej jashtë fokusit të këtij takimi, por Presidenti Shqiptar shpreh bindje në tejkalimin e saj.

"Situata të tilla, siç është aktualisht kjo situatë që kemi në Shqipëri nuk është se e ndihmojnë përshpejtimin e procesit por jam i bindur që nuk e ndalojnë. Çdo vështirësi do të tejkalohet dhe do të ecim në proceset e integrimit në vijimësi?.

I pyetur për çështjen Kombëtare, Presidenti Nishani shprehet se deri tani është bërë shumë punë në këtë drejtim.

"Sot jane bërë shumë në ndërkomunikimin, shkëmbimi i mallrave i njerëzve dhe i ideve dhe absolutisht njësimi në kulturë, dhe në atë që është orientimi ynë fondamental, orientimi i çështjes kombëtare shqiptare?.

Ndërsa Presidenti Thaçi thotë se Shqipëria e Madhe është një merak vetëm i Beogradit.

?Shqipëria e madhe përmendet në Beograd, as në Tiranë as në Prishtinë. Përmendet me justifiku dhe akuzu veprimet destabilizuese në Malin e Zi, Kosovë, Shqipëri?.

Kreu i shtetit Shqiptar u takua më pas me Kryeministrin në detyrë, Isa Mustafa. Presidenti Nishani do të shpallet të enjten ?Qytetar Nderi i Prizrenit? ndërsa të premten këtë titull do ta marrë edhe nga Komuna e Drenasit./TvKlan