Koha e pakët dhe numri madh i çështjeve të cilat kërkojnë zgjidhje mund të shtyjë miratimin e kodit te ri elektoral në Prill.
Marrëveshja politike e janarit parashikon përmbylljen e Reformës Zgjedhore brenda 15 marsit, por kjo datë nuk shihet si afat i pathyeshëm për socialistët.
Një pikë e nxehtë e cila kërkon dakordësi brenda harkut kohor të 2 javëve është edhe ligji për financimin e partive. Demokratët u tërhoqën nga propozimi i tyre fillestar, për financim 100% nga buxheti i shtetit, duke risjellë në tryezën politike te reformës zgjedhore një formulë të re.
Kush shkel ligjin e financimeve humbet mandatin, përjashtohen nga e drejta për të financuar automatikisht këta persona.
Opozita parlamentare, vijon të këmbëngulë tek ndryshimi i sistemit zgjedhor, duke fajësuar të mëdhenjtë për marrëveshjen e 2008.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/<br /> Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV