Report TV - Kotzias: Për Çamët ka vendime Gjyqi, u larguan vetë nga Greqia

0

TXG8MkagApxY704

2018-12-18T08:00:29-0500

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, i ftuar në ?5 pyetje nga Babaramo? në Report Tv se për popullsinë çame ka vendime gjyqi si bashkëpunëtorë të nazistëve. Sipas tij, ata nuk janë dëbuar, por janë larguar vetë nga Greqia. ?Kishte edhe çam që bashkëpunuan me fashistët e nazistët dhe për ata pati vendime gjykate. Këto vendime gjyqi duhet të respektohen nga një vend europian. Askush nuk mban përgjegjësi për veprimet e njerëzve të tjerë. Ne po flasim për ata që bashkëpunuan me nazistët dhe ikën me dëshirën e tyre nga Greqia, nuk i dëbuam ne. Duhet të mbajmë mend që në vende të tjera bashkëpunëtorët e nazizmit u varën, ata u larguan dhe erdhën në Shqipëri?, u shpreh Kotzias.

Duke u ndalur te Ligji i Luftës, Kotzias theksoi se prej vitit 1987 Këshilli i Ministrave të Greqisë ka vendosur se nuk ka gjendje lufte me Shqipërinë. Sipas tij, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë ardhur gradualisht drejt përmirësimit dhe se Greqia mbështeti anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.