TXG8MkagApxY704
2019-05-24T08:59:50-0400
Bashkimi Europian ka apeluar sërish për dialog në funksion të zgjidhjes së krizës politike. Përmes ambasadorit Luigi Soreca, BE i ka bërë thirrje qeverisë dhe opozitës të bëjnë kompromis.
Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, tha se në takimet që Genoveva Ruiz Calavera pati me kryeministrin Edi Rama, i kërkoi që qeveria të miratojë reformën zgjedhore, e veçanërisht, rritjen e ndëshkimit për shit-blerjen e votave.
Në një prononcim për mediat, Soreca tha se qeveria duhet të dialogojë me opozitën për ta arritur këtë, por megjithatë, mazhoranca është në kushtet që ta miratojë e vetme reformën zgjedhore, pasi disa nga rekomandimet kyçe të OSBE-ODIHR (që korrespondojnë edhe me kërkesat e opozitës), nuk kërkojnë ndryshime legjislative.
Soreca beson se ka një urë mbi të cilën mund të lindë dialogu dhe kompromisi mes mazhorancës dhe opozitës.
"Kur takuam qeverinë e ftuam atë të bisedonte me opozitën në lidhje me reformën zgjedhore. E ftuam qeverinë të krijojë këtë dialog dhe të merren masa në ato fusha që janë në atë kompetencë të tyre, për të parë që nuk kishte nevojë për ndryshime legjislative.
Kjo do të thotë që reforma zgjedhore mund të kryhet edhe pa ndryshimet legjislative me anën e disa hapave nga ana e qeveris,ë e kemi ftuar qeverinë të ndërmarrë këto hapa në atë fushë që ka të bëjë me shit-blerjen e votave.
Ka disa gjëra që mund të bëhen nga qeveria dhe këto janë gjërat që opozita ka kërkuar. Kjo iniciativë ka të bëjë me rekomandimet e OSBE-ODIHR, që disa mund të kërkojnë ndryshime legjislative, por disa të tjera mund të bëhen nga qeveria