#rtvora Pas krijimit të grupeve të reja parlamentare, ambasadori i BE, Lugi Soreca ka bërë thirrje për dialog mes opozitës dhe deputetëve nga listat e LSI e PD në Kuvend.
Soreca tha se tashmë është koha për dialod dhe duhet të ketë pjesëmarrje në zgjedhjet e 30 qershorit.
"Duam që opozita të dialogojë jo vetëm me palët e veta por edhe me qeverinë për tu futur në zgjedhjet lokale. Tani është koha për dialog dhe të ketë pjesëmarrje në zgjedhjet lokale."
Deputetët e rinj opozitarë do të kenë dy grupe parlamentare në Kuvend. Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi njoftoi sot se grupi parlamentar i deputetëve të rinj të PD-së do të kryesohet nga Rudina Hajdari, ndërsa ata të LSI-së do të drejtohen nga Nimet Musaj.
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL<br /> Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3<br /> For more content from click HERE www.oranews.tv