Një proces gjyqësor në qytetin bregdetar ka sjellë një konflikt mes dy biznesmenëve dhe përplasje fizike jashtë ambienteve të gjykatës, ndërsa tre persona janë lënduar dhe tre të tjerë janë shoqëruar nga policia për t?u marrë në pyetje në lidhje me konfliktin, V.D. N.D. K.S. Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, para gjykatës së Vlorës ku ndodhi konflikti.
Sherri ka nisur për rrugën që të dërgon në një gurore në Lepenicë në bashkinë e Selenicës. Gurorja fillimisht ka qenë në bashkëpronësi të biznesmenit Ylli Salla nga Elbasani dhe Vendim Durmishajt, banor i zonës në Lepenicë. Por pas konfliktit mes tyre, Durmishaj pretendon se Salla e mori me vendime të dyshimta në gjykata guroren, ndërkohë që i bllokoi rrugën. Ai thotë se Salla nuk ka paguar shpenzimet për ndërtimin e rrugës prandaj e ka bllokuar.
Çështja përfundoi në gjykatë dhe sot Apeli i dha të drejtë biznesmenit duke e lejuar që të kalojë në rrugën që të dërgon në gurore, të cilën Durmishaj pretendon se ndërtoi ai dhe jo biznesmeni Salla nga Elbasani dhe se nuk ka derdhur asnjë kontribut. Por Salla është shprehur në gjyq se rruga është e të gjithëve dhe mund të kalojë kushdo, ndërsa trupi gjyqësor i dha të drejtë.
Debati me fyerje dhe sharje nisur në ambientet e brendshme të gjykatës pas vendimit përfundoi me përleshje jashtë. Vendim Durmishaj që shoqërohej nga familjarët është përplasur fizikisht me biznesmenin Salla dhe personat që e shoqëronin.